Avsnitt
-
"Ndërsa Gjithçka është në GJITHËSI, është po aq e vërtetë se GJITHËSIA është në Gjithçka. Për atë që e kupton me të vërtetë këtë të vërtetë ka ardhur njohuri madhështore." -KybalionPërkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/
-
Një libër i vogël, kujtues i natyrës sonëPërkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/
-
Saknas det avsnitt?
-
Jnana Gita - e njohur ndryshe si Jnana Yoga - është një nga tre rrugët drejt mokshës (lirisë, daljes nga cikli i vdekjes dhe rilindjes); Ajo është rruga drejt vetë-realizimit, një praktikë shpirtërore e cila merret me pyetjet si "Kush jam Unë?", "Prej nga jam Unë?", "Cili është qëllimi i jetës në këtë sferë?", etj. Ky është libri i parë brënda disa koleksione esesh të mësuara dhe shkruara nga vetë Jiri në një prej librave të tij, titulluar "Një Grusht Plotë me Gurë të Çmuar". Student direkt i Ramana Maharshit, Jiri ndan hirin që vjen duke e ekspozuar veten në të tilla mësime me të gjithë ata studentë të vërtetë, që me të vërtetë aspirojnë për të përjetshmen, të pandryshueshmen, ashtu siç u mësua nga vetë Ramana Maharshi, një mësues i vetë-realizuar.Jiri udhëzon studentin rreth praktikës direkte të realizimit të Vetes, që është gjithçka, dhe që pa të cilën asgjë nuk është. Mësuesi të tregon rrugën, të udhëzon, hapat duhet medoemos të ndërmerren nga vetë studenti me vullnet të plotë dhe ndjekje të palodhur nëse Liria nga e përkohshmja dhe njohja, qëndrimi në Vete, që është e përjetshmja, e pandryshueshmja, është ajo që një ka mall për. Por, shiko, mos u kap në kurthin se ti duhet të bësh gjithë këto gjëra për të kuptuar, realizur veten, sepse ti je tashmë Ajo për të cilën ti po kërkon; ose thënë ndryshe, siç shumë mësues shpirtërorë theksojnë, "Ajo që ti po kërkon është Ajo e cila po kërkon."Jiri e thekson këtë gjithashtu, në një mënyrë të ngjashme me mësimet Taoiste. Ai thotë si në vijim:"Atje nuk ka asnjë rrugë, asnjë kërkim e as qëllim të saj dhe as kërkues. Të gjitha këto janë vetëm iluzione mendore. Hiqe qafe mëndjen, qëndro ashtu siç ti je dhe qëllimi është arritur. Mos kërko asgjë, mos prit për asgjë. Kërkimi dhe pritja janë gjëndje shpirtërore që të pengojnë të kuptosh të Vërtetën. Ai që kërkon dhe pret asnjëherë nuk do të gjejë dhe asnjëherë nuk do të shohë përmes. "Hesht dhe dije se ti je Zoti". Iluminizmi arrihet duke e realizuar atë dhe jo duke kërkuar. Gjithçka që ti kërkon është tashmë këtu, tani, dhe nuk ka pasur asnjëherë një moment që kjo të mos jetë e tillë."Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.synergize.co/
-
Libri ndjek parimin taoist të "varkës së zbrazët" për të ndihmuar dëgjuesit drejt një kuptimi më të thellë të universit. Një burim i shkëlqyer për këdo që është i interesuar rreth mistereve të shumta të universit, dhe të mësojë më shumë rreth Zen, Taoism dhe filozofisë Lindore.Thënie nga Libri: "Në kohët e lashta, shkenca të ndryshme holistike u zhvilluan nga qënie shumë të zhvilluara për të mundësuar evolucionin e tyre dhe të tjerëve. Këto arte delikate u krijuan përmes lidhjes së mëndjeve individuale me mëndjen universale. Këto ende u mësohen nga mësuesit tradicionalë atyre që shfaqin virtyt dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Studenti që kërkon dhe studion këto mësime, nxit evolucionin e njerëzimit si dhe shpalosjen e saj shpirtërore. Studenti që i shpërfill këto pengon zhvillimin e të gjitha qënieve." -Mesimet e Panjohura te LAO TZU [54/81]Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.synergize.co/
-
Bisedë E Drejtpërdrejtë E Pacensuruar Mbi Natyrën E IluminizmitInformacioni që ekziston për jetën pas zgjimit zakonisht nuk bëhet publik. Më shpesh ndahet vetëm midis mësuesve shpirtërorë dhe studentëve të tyre. Problemi me këtë qasje është se, shumë njerëz tani po përjetojnë këto momente zgjimi dhe ka shumë pak mësimdhënie koherente në dispozicion për ta. Në këtë kuptim, ky libër ka për qëllim të jetë një mikpritje për atë botë të re, atë gjendje të re të unitetit. Në kohët e lashta, njerëzit që kishin këtë përvojë hynin në mjedise të mbrojtura si manastiret - vende ku ata përreth tyre do ta kuptonin. Ata do të futeshin në një qeli të vogël të bukur dhe do të liheshin vetëm për ta lënë procesin të ndodhte. Ata patën fatin të përjetonin zgjimin në një kontekst në të cilin ai kuptohej, shihej si normal dhe duke pasur parasysh hapësirën që kërkonte.Në shoqërinë e sotme, shumica prej nesh që i kemi këto realizime nuk po jetojmë në manastire; ne nuk jemi në një mjedis veçanërisht mbështetës. Në fakt, në shoqërinë tonë është e mundur të kesh një realizim të mahnitshëm të shtunën dhe të rikthehesh në zyrë të hënën në mëngjes. Nëse mendja juaj është ende e fryrë nga lumturia, kjo mund të jetë shumë çorientuese! Megjithatë, është realiteti i situatës në të cilën jetojmë. Shumica e njerëzve modernë nuk e kanë luksin të ulen në një shpellë për disa muaj dhe t'i lënë gjërat të lëkunden natyrshëm. Kjo është gjendja e botës sonë dhe mund të jetë një sfidë për disa njerëz.
Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/
-
Ekziston një traktat i lashtë në Sanskritisht, disa studiues e konsiderojnë atë më të vjetër se Bhagavad Gita, i quajtur Ashtavakra Gita, i cili përbëhet nga një dialog midis të urtit Ashtavakra dhe nxënësit të tij Mbretit Janaka.Ashtavakra Gita nuk është pothuajse aq i njohur sa Bhagavad Gita për vetë arsyen se është aq i qartë dhe i paqartë saqë nuk i përshtatet dredhjeve dhe kthesave të kërkuara nga komentuesit për të justifikuar parazotërimet e tyre filozofike ose prirjet shpirtërore. Ai përmban deklarata jashtëzakonisht autoritative dhe pohime të qarta, të bazuara në mënyrë të dukshme në përvojën dhe bindjen intuitive saqë mohon dhe shfuqizon plotësisht çdo përpjekje për zgjuarsinë ekzegetike apo akrobaci intelektuale.Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit http://ionweb.synergize.co/