Avsnitt
-
Një ditë të bukur me diell, Ermi gjen rrobat në rrugicën para shtëpisë së saj. Rroba të cilat kishin qënë brenda një valixheje. Si përfunduan aty?
-
Një javë e përmbushur me histori, ushqime dhe të qeshura. Alesia mbush 26 vjec, Ermi gjen vendin ku do të martohet.
-
Saknas det avsnitt?
-
Bleoni mikpritesi i Buchi Podcast, i bashkohet vajzave per te diskutuar nga i lindi ideja per te patur nje podcast, si eshte tregu deri tani ne Shqiperi, a e kemi ne te drejten e fjales ashtu sic pretendohet, pse ai nuk do kthehej ne Shqiperi ne nje te ardhme te afert. Keto dhe shumeee te tjera ndiqini ne episodin e rradhes.
-
Gocat ju tregojnë se çfarë nuk duan të vazhdojnë të bëjnë më ktë vit.
-
Vaj vatani e mjerë mileti. Të njëzetat, malli për atdheun, rrjetet sociale e shumë e shumë të tjera me gocat që u rikthyen.
-
We don’t know if you can relate to this situation but it’s a phenomenon that my friend Lola and I were experiencing the past months. Is it really worthy to chase your crush? Find us on instagram @kuishimekupoikim to comment ur guesses.
-
GIRL MATH, moda që po rikthehet, highlightet e javës - gjëra që diskutohen kur mbrëmjen e të premtes ke vendosur ta kalosh brënda dhe jo duke dalur. instagram @kuishimekupoikim
-
Në episodin e radhës të “Ku ishim e ku po ikim” reflektojmë për një mënyrë edukimi që vazhdon të jetë aktuale në shoqërinë shqiptare. Pse kërkojmë ti bëjmë fëmijët me përgjegjësi që në moshë te vogël? A duhen dërguar për të punuar? Sa të drejtë kemi t‘ju prishim fazën e fëmijërisë?
-
Vajzat ju tregojnë se si e jetojnë jetën e tyre të pavarur dhe çfarë do të thotë për to, të jetuarit vetem apo nën varësinë e familjes.
-
Ne kete episod iu dergojme nje leter zanore burrave tane te ardhshem. Cdo gje eshte per arsye argetimi/entertainment.
-
Ky episod vjen pak me vonesë nga periudha kur është regjistruar. Alesia ju tregon mësimet që po merr me vete si një 25 vjeçare dhe Ermi flet pak për gjërat që e shqetësojnë nga shoqëria shqiptare përsa i përket komenteve që na jepen pa u kërkuar.
-
Dhe siç e do tradita e Podcastit tonë,
“Big Brother Vip 2 “ është tema e rradhës, vajzat japin mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me disa banorë, dhe si për çudi Ermi dhe Alesia për herë të parë kanë preferenca dhe ide të përbashkëta. -
Në episodin më të ri të “Ku ishim e ku po ikim” vajzat tregojnë se si po përballen me ngjarje të çuditshme që jemi duke përjetuar si shoqëri. Një tregim realist i cili është po kaq i vërtetë në cdo tavolinë Shqipetari/e . Për më shumë na ndiqni.
-
Olá miq pas një periudhe kohe të gjatë Ermi rikthehet me një episod solo ku ju tregon se ku ka ikur dhe çfarë po e ndihmon në ktë aventurë të re. Mesa duket ajo nuk e ka ndermend ta kalojë jetën e saj vetëm ndërmjet dy shteteve. Vajzat rikthehen serisht pas pushimeve e ndërkohë nëse keni ndonjë histori që doni ta lexojmë anonim në emision jeni të mirëpritur të na i dërgoni në Email: [email protected].
-
Këtë episod e kam shumë special . Gjysma e Podcastit Ermi ka ditelindjen, feston 25 vjetorin e saj dhe Alesia si një shoqe bespreme i ka bërë një supriz të vogël . Gëzuar ditëlindjen motrush te dua shumë .
-
Me siguri e keni dëgjuar ose parë këtë trendin që po na del kudo dhe disave ju duket funny, disave dicka pa kuptim. Ju mbetet juve të na dëgjoni dhe te krijoni mendimet e juaja. Have fun!
-
Në këtë episod ju flasim për marrëdhenien tonë me paranë, ku çalon kursimi e ku fillon shpenzimi. Ermi është shumë e bindur që një profesion po paragjykohet më shumë seç duhet dhe Alesia mund të qëndronte diku për një vit për para. Na ndiqni dhe në insta: @kuishimekupoikim
-
Këtë rradhë ju tregojmë që Alesia do bëhet teze e një djali e pershtypjet e saj në një familje ku mbizotërojnë femrat. Me cilat probleme përballen të dyja gjinitë?
-
Në episodin e rradhës do flasim rreth mindset-it më në trend i cili ka për qëllim të na mësoje se si të punojmë dhe të jemi të kënaqura me veten. Ermi dhe Alesia ju tregojnë sekretet e tyre për të patur një “hot girl summer/year“!
- Visa fler